36-vjeçari në Drenas ia vë flakën mbeturinave, zjarri përfshinë oborrin e fqinjit

Një zjarr ka kapluar oborrin e një familje në Korrotic të Epërme të Drenasit pasditen e sotme.
Krejt kjo ndodhi kur një 36-vjecar, rreth orës 15:00 i vuri flakën disa mbeturinave afër një shtëpie, zjarr ai që përfundoi duke u përhapur në oborrin e një familje.
Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktimës i janë dëmtuar disa pemë dhe bari i oborrit.
Njësitet e zjarrfikësve kanë intervenuar shpejtë dhe kanë arritur ta ndalin zjarrin për të mos u shpërndarë tutje deri tek shtëpia e viktimës.
Personi që dyshohet se ka shkaktuar zjarrvënien është intervistuar nga Policia dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.