Ky është i vrari në Baks të Skenderaj – i plagosur edhe dorasi

IndeksOnline raportoi më parë për një vrasjë dhe plagosje në fshatin Baks të komunës së Skenderaj.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën sonte dhe dy të tjerë janë plagosur.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se personi i vrarë është Besim Musliu.

Po ashtu, burime të njejta konfirmojnë se i plagosur ka mbetur edhe vet dorasi.

Bëhet e ditur se në këtë rast është përdorur arma AK-47 dhe një armë tjerë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovë, e cila po merret me hetimin e rastit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë