Fatmir Limaj e vizition babain e Hashim Thaçit: “Te baca Haxhi dhe djemtë e tij shohim krenari e burrni”

Lideri i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me bashkëpunëtorë ishin në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi i priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.

“Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë”, ka thënë Limaj, transmeton DrenicaOnline.

Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre  sipas Limajt janë të fortë, kokëlartë e krenarë për  ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë