Hoxha i Drenasit reagon ashpër për sulmin e imamit Berisha, akuzon klanin e BIK-ut…thotë se edhe xhemati është ligë bukur fort

Imami i xhamisë së Lupçit të Poshtëm, Zeqir Berisha është rrahur brutalisht nga tre persona të cilët tashmë ndodhen prapa grilave. Ai ishte sulmuar pak metra para se të mbërrinte në xhami për namazin e Jacisë.

I rrahur e pa mundur të lëvizte si pasojë e kësaj, ai u gjet nga dy besimtarë që po shkonin në xhami për ta kryer ritualin e përditshëm fetar.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe imami i Drenasit, Osman Musliu, transmeton DrenicaOnline.

Reagimi i hoxhës së Drenasit:

“Ndihem i shqetësuar me lajmin për sulmin fizik ndaj imamit Zeqir Berisha, i cili si person shquhet për edukat, kulturën fetare, kombëtare dhe njerëzore. E dënoj ashpër sulmin ndaj hoxhës në vendin e tij të punës. Dyshoj që do të marrin denimim e merituar sulmuesit të pa edukatë fetare dhe familjare sepse Imami sot në Kosovë nuk mbrohet e as respektohet nga klani  që drejton BIK-un, besa edhe xhemati janë ligë bukur fortë, e nuk po flasin as nga organete shtetit si policia dhe gjykata të cilat shumë herë kur na shkelën të drejtat tona si imam në punë  na thojn; “Këto janë çeshtje të brendshme të BIK-ut”…!?
Unë kolegut tonë, hoxhës Zeqir Berisha i uroj shërim të shpejtë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë