Komuna e Drenasit ka realizuar dhjetëra projekte për rregullimin e ambientit përgjatë lumenjve

Komuna e Drenasit, me përkushtimin dhe angazhimin me të madh, vitet e fundit i ka kushtuar mbrojtjes së ambientit, ujit, ajrit dhe tokës. Ka ndarë mijëra euro buxhet për të përmirësuar gjendjen ambientale. Madje, është komuna e vetme që ka të rregulluar kolektorët e ujërave të zeza në të gjitha segmentet e vendbanimeve, deri te ura e gjimnazit, ku përgjatë lumit “Drenica” e “Verbica” ka shtrirë kolektorët për grumbullimin e ujërave të zeza, ndërsa janë në proces edhe 6 kilometra që pritet të realizohet gjatë këtij viti.

Pas përfundimit të këtij projekti, i gjithë Drenasi me vendbanime, e gjithë rrjedha e ujërave të zeza, do të bartën tek gurthyesi në Çikatovë të Vjetër dhe Drenasi do të jetë komuna e parë në Kosovë që do të largojë rrjedhën e kanalizimeve që derdhen në lumenj.

Në kuadër të projekteve për mbrojtjen e ambientit, Komuna, vite me parë, ka bërë pastrimin e gjitha degëzimeve të lumit, duke larguar shkurret, drunjtë dhe gjitha mbetjet si dhe zgjerimin e lumit në të gjitha degëzimet. Po ashtu, ka realizuar dhjetëra projekte ambientale që lidhen me ujin, ajrin e tokën.

Raporti i fundit për gjendjen e lumenjve në Kosovë nga organizata jo-qeveritare Peer Educators Network (PEN), nuk ka marr për bazë projektet që janë realizuar për rregullimin e grumbullimit të ujërave të zeza në shumicën e vendbanimeve, por fokusi i saj ka qenë në qendër të qytetit që ende nuk ka përfunduar.

Komuna e Drenasit, nuk ka mjete të mjaftueshme për rregullimin e impiantit të ujërave të zeza që mendohet si projekt të realizohet te “Guri i Plakës” në Dobroshec. Ky projekt ka një kosto shumë të madhe, mbi 20 milion euro dhe presim përkrahje nga niveli qendror ose donatorë ndërkombëtarë për rregullimin e përhershëm të grumbullimit të ujërave të zeza, ku do të trajtoheshin përgjithmonë ato.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë