Kur Jakup Krasniqi me kolegët ndiqte vendimin e GjND-së për Kosovën (VIDEO)

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës e pati quajtur ditë historike.

Krasniqi, para 12 vjetësh në zyrën e tij kishte mbledhur bashkëpunëtorët e bashkë iu gëzuan shumë vendimit të GjND-së.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë