Lladrovci: Lajm i trishtueshëm, biri i veteranit të UÇK-së paska ndërruar jetë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen Hetemi për vdekjen e djalit të tyre, Famurit.
Sipas Lladrovcit, ky lajm i ka preku pa masë, sepse për familjen e tyre, heroina Fatime Hetemi, ka qenë e pandarë nga rënia heroike e Fehmiut dhe Xhevës, transmeton DrenicaOnline.
Ststusi i Lladrovcit:
Lajm i trishtueshëm, Flamur Hetemi paska ndërruar jetë, biri i vetëm i veteranit të UÇK–së, Behxhet Hetemi, nga Bistricë e Shalës.
Ky lajm na preku pa masë, sepse për familjen tonë, heroina Fatime Hetemi, ka qenë e pandarë nga rënia heroike e Fehmiut dhe Xhevës.
Familje Hetemi, ngushëllime, mbahuni të fortë. Në këtë dhimbje të madhe, nuk jeni vetëm!