Aksident i rëndë trafiku në Arllat të Drenasit- pamje nga vendi i ngjarjes

Dy vetura janë aksidentuar para pak çasteve në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Arllat të Drenasit.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihen automjetet e dëmtuara dhe rruga e bllokuar.
Në vendin e aksidentit është paraqitur menjëherë Policia e Kosovës e cila është duke u marrë me aksidentin.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa ende nuk është njoftuar për persona të lënduar.
Aktualisht rruga është bllokuar derisa policia të bëjë largimin e automjeteve të dëmtuara./DrenicaOnline