Mrekulli/ Shpëtohen dy familje kosovare, kishin ngelur në mes të detit, aty ishte edhe një fëmijë (Video)

Dy familje nga Kosova që kishin ngelur në mes të detit, janë nxjerrë në breg nga Policia Kufitare e Vlorës.

Familjet nga Kosova ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të Gadishullit të Karaburunit, në momentin që mjeti i tyre pësoi defekt.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës i fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë apo nevoje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë