Besoni ose jo, kjo është pamja nga lart e turmës mbrëmë në Drenas

Mbrëmë në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas ka filluar festivali tashmë tradicional, “Muaji i Mërgatës”.

Mijëra qytetarë të Drenasit e kaluan mbrëmjen në shesh duke u kënaqur e argëtuar më muzikë, raporton DrenicaOnline.

Ata i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Skena u ndez kur aty doli për të përformuar tashmë reperi më me famë në vend, Don Xhoni.

Festivali “Muaji i Mërgatës 2022” do të zgjas deri me datën 20.08.2022./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë