Drenas: Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Të martën është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e cila është kryesuar nga nënkryetari i Komunës, Arben Shala dhe të pranishëm në këtë takim ishin, drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, njëherit koordinatore e KKSB-së, Laureta Thaqi, përfaqësuesi nga Stacioni Policor i Drenasit, Florim Geci dhe anëtarë të KKSB-së.
Mbledhja është mbajtur me këtë rend dite;
1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2022/05/Procesverbali-i-mbledhjes-se-KKSB-se-se-trete-2022.pdf
2. Në pikën e dytë, për përfundimin e vitit shkollor 2021/2022, përfaqësuesi nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Bekim Morina
3. Në pikën e tretë, për sinjalizimin horizontal dhe vertikal në rrugët e komunës së Drenasit, ka treguar për aktivitetet, drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi
4. Dhe në pikën të ndryshme, janë diskutuar çështje me interes të përgjithshëm për qytetarët.
Pika e parë u aprovuar në mënyrë unanime, ndërsa pikën e dytë, zyrtari nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Bekim Morina, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së, se me kohë ka përfunduar viti shkollor 2021/2022 sipas kalendarit të caktuar nga Ministria e Arsimit.
Ndërsa në pikën e tretë, drejtoresha e shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka thënë se Komuna e Drenasit qëndron shumë mirë në sinjalizimin horizontal dhe vertikal dhe për këtë çështje Komuna është vlerësuar nga organizata të huaja dhe vendore për këtë projekt që ju ka ndihmuar qytetarëve në orientim.
Krapi ka shtuar se Komuna edhe këtë vit ka vazhduar në realizimin e këtij projekti dhe do të vazhdoj edhe në pjesën tjetër të këtij viti, duke vlerësuar vendet me të frekuentura të qytetarëve dhe automjeteve për sinjalizim dhe sipas kërkesave të qytetarëve.
Në pikën të ndryshme, anëtarët e KKSB-së, kanë diskutuar çështje të ndryshme që janë me interes të përgjithshëm të qytetarëve, duke prezantuar në këtë takim edhe kërkesat e qytetarëve.
Mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, sikur herëve të tjera është incizuar dhe për këtë takim do të hartohet edhe procesverbal mbi temat e diskutuara dhe procesverbali do të publikohet në ueb faqe të komunës për të përmbushur detyrimet ligjore nga transparencës e llogaridhënies. https://kk.rks-gov.net/gllogoc/raporto-problemet-e-sigurise-ne-bashkesi/keshilli-komunal-per-siguri-ne-bashkesi/