Ministri që nderon çdo ditë familje të dëshmorëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj vazhdon të nderoi familjet e dëshmorëve krahas punës që bënë në institucionin që ai drejton.

Ai çdo ditë takon familjarë të dëshmorëve në rajone të ndryshme të vendit.

Së fundi ai ishte në familjen e dëshmorit Avdullah Morinës nga komuna e Malishevës.

Postimi i Mehajt:

Ditën sot e mbyllëm me vizitën në familjen e dëshmorit Avdullah Morina, nga komuna e Malishevës.
Familja Morina ishte e shquar për vlera kombëtare e atdhetare në frymën e të cilave Avdullah Morina zhvilloi gjithë veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut.
Liria kërkonte sakrificë, mund e përpjekje, rreziku ishte kudo, por çlirimtarët ishin të pakthyeshëm në rrugëtimin e tyre, siç thoshte Naim Frashëri:”Rruga jonë është e mbushur me gjemba, po ideali është aq i lartë sa ia vlen të ecësh edhe mbi gjemba”. Ushtria Çlirimtare e Kosovës me trimat e saj, dëshmuan që populli ynë kurrë nuk është gjunjëzuar e kurrë nuk është përkulur para askujt.
Familjet e dëshmorëve janë ato që vunë themelet e shtetit tonë, janë ato që bartin mbi vete gjithë krenarinë e lavdinë tonë kombëtare, janë ato që do të nderohen gjithmonë ndër breza.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë