Hoxha nga Drenasi komenton fotot e NASA-s: Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe qiellin e kemi…

NASA të martën, më 12 korrik, publikoi edhe disa fotografi të reja të bëra nga teleskopi James Webb.

Imazhi i parë i teleskopit James Webb Space Telescope u publikua të hënën në Shtëpinë e Bardhë, ku u shfaqën një grumbull galaktikash të largëta, apo pamjen më të vjetër dhe më të hollësishme që njerëzimi ka parë.

E këto pamje i ka komentuar edhe hoxha nga Drenasi, Osman Musliu.

“Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje. (Kur’an 16 El-Hixhr)
Dhe atë (qiellin) e kemi ruajtur prej çdo djalli të mallkuar. (Kur’an 17 El -Hixhr)”, ka shkruar hoxha në profilin e tij në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë