Personi i arrestuar në Arllat, dërgohet prapa grilave – Policia jep detaje

Mbrëmë është arrestuar një person në Arllat të Drenasit pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur  me armë zjarri dy persona.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje  është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë, shkruan DrenicaOnlime.

Rasti është raportuar të hënën në orën 16 e 40 minuta.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari  është dërguar në mbajtje.

Me rastin po merret njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor-Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë