Rregullorja e arsimit në Drenas hiqet nga rëndi i ditës

Propozim rregullorja për organizimin e punës në institucionet edukative-arsimore në Komunën e Drenasit është hequr nga rëndi i ditës në Kuvendin Komunal të Drenasit.
Asamblistët me shumicë votash votuan që kjo pikë e rëndit të ditës të mos diskutohet në mbledhjen e sotme.
Komuna e Drenasit është duke u munduar që përmes një rregulloreje nxënësit e shkollave të kësaj komune nuk do të mundë të veshin minifunde, xhinse, femrat nuk do të mund të shkojnë në objektet arsimore me shami si dhe meshkujt me mjekër të gjatë./DrenicaOnline/