Policia: Dhjetëra qytetarë nga Istogu protestuan kundër ardhjes së Vucicit

Policia e Kosovës njofton se sot nga ora 08:00 deri në ora 10:40 në fshatin Padalishtë të komunës së Istogut, përkatësisht në lagjen ‘Imeraj’ tek varrezat, kanë dalur reth 25 qytetar me tri automjete, për të protestuar në lidhje me ardhjen në Kosovë të kryeministrit serb Viqiq.
Sipas policisë, këta persona kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve .
“Gjithashtu këta persona kanë mbajtur në dorë flamuj të shtetit Kosovës dhe Bashkimit Evropian , si dhe pankarta me mbishkrime ” Vuqiq na lër të qetë “, ” ta ndërtojmë Kosovën së bashku ” dhe pankarta me mbishkrimin‘ Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuqiqi ’ etj”, thuhet në njoftimin e tyre.
Policia e Kosovës thotë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme gjatë protestimit dhe protesta ka kaluar pa problem, me ç ‘rast edhe rruga është liruar për qarkullim rreth orës 10:40.