Memli Krasniqi viziton Degën e PDK-së në Drenas, ka fjalë të mëdha për Ramiz Lladrovcin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Drenasit, ku është pritur nga Kryetari Ramiz Lladrovci.
Gjatë kësaj vizite, Kryetari Krasniqi ka vizituar edhe Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, shkruan DrenicaOnline.
Krasniqi ka labdëruar shumë punën e Lladrovcit si kryetar komune.
Postimi i Krasniqit:
Takim i mirë dhe produktiv me anëtarët e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.
I lumtur që Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka arritur që në kuadër të qeverisjes lokale të bëjë ndryshime rrënjësore, për të cilat sot janë krenarë të gjithë qytetarët e komunës, pa dallim.
Bashkë disktuam edhe për krizën e madhe ekonomike dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve, të cilat kanë rënduar jashtëzakonisht shumë mirëqenien e qytetarëve tanë në tërë vendin.
Fatkeqësisht, Qeveria po vazhdon të mos bëjë asgjë për të lehtësuar këtë gjendje. Përkundër paralajmërimit dhe shqetësimit tonë se në mungesë të politikave pragmatike qeverisëse, Kosovën e pret një dimër i vështirë energjetik, ekonomik e social, Albin Kurti ka zgjedhur heshtjen, injorimin dhe numërimin në vend.