Kapen 2 kilogramë drogë në Llapushnik, arrestohen dy persona

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.D. dhe S.D. në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji
Përmes komunikatës për media është bërë e ditur se të pandehurit N.D. dhe S.D shtetas të Republikës së Shqipërisë, me datë 24.03.2017 në ora 20:50 në fshatin Llapushnik, Komuna e Drenasit, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë në veturën e të pandehurve është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 2149,5 gramë (2 kilogramë e 149.5 gramë).
Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).