Mbahet takimi me qytetarë të Drenasit për të diskutuar procesin e legalizimit

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, së bashku me përfaqësues të USAID, Programi për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, Erëzana Qarkaxhija Vela dhe OJQ-së “Aureola”, Florentina Hoti, mbajtën takim me qytetarë me qëllim të informimit dhe diskutimit mbi procesin e legalizimit, si dhe mobilizimit të qytetarëve për aplikim për legalizim.

Qëllimi i takimit ishte informimi mbi procedurën e aplikimit për legalizim të ndërtimeve pa leje bazuar në Ligjin Nr. 06/L-024 Për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje, si dhe është shpjeguar procedura e aplikimit për legalizim, dokumentet e nevojshme për aplikim, afati me ligjin aktual për aplikim, dhe çështjet tjera që ndërlidhen me këtë proces, qytetarët patën mundësi të paraqesin pyetje lidhur me procesin e aplikimit për legalizim.

Legalizo Ndërtimin

Mos e humb mundësinë!

Afati për aplikim është deri me datë 4 shtator 2022.

Apliko, legalizo, përfito!

#drenasi💙#USAIDKosovo

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë