Ndodhë afër Skenderajt/ Gjuan me kallash për ta kërcënuar ish-baballakun, arrestohet autori

Është arrestuar një person më Runik të Skenderajt për shkak se kishte shtënë disa herë me armë në ajër duke e kërcënuar babanë e ish-bashkëshortes së tij.
Rasti ka mdodhur të hënën pas orës 19:00, raporton DrenicaOnline.
I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë automatike AK47 së bashku me 7 fishekë.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 4 gëzhoja.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Me rastin po merret njësiti i hetimeve në Skenderaj./DrenicaOnline/