Lëndohet një 28-vjeçar në vendin e punës në Malishevë, e goditi kolegu që po drejtonte pompën e betonit

Janë të shpeshta rastet kur punëtorët fizik dërgohen në spital për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur pasditen e sotme në Malishevë, ku një i ri është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, për shkak të lëndimeve që kishte marrë gjatë kohës që po punonte, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKMF-së, bëjnë të ditur se 28-vjeçari kishte shkuar atje me lëndime në pjesën e kraharorit dhe në këmbë, por që pas intervenimit të stafit shëndetësor gjendja e tij është stabilizuar.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë intervistuar të riun dhe kolegun e tij, i cili dyshohet se nga pakujdesia e lëndoi punëtorin e firmës së ndërtimit.

Sinjali.com
02 Korrik 2022 23:17

I dyshuari ka deklaruar se teksa po komandonte me telekomandë pompën e betonit, e ka goditur nga pakujdesia kolegun e tij i cili më pas është rrëzuar në makinerinë e pompës.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’.