Drenicaku ia vjedh motrës kartelën e bankës dhe shpenzon para, kapet nga Policia

Ditë më parë një grua në Skenderaj kishte denoncuar në Polici një rast të vjedhjes. Ajo kishte deklaruar se dikush ia ka vjedhur kartelën e saj bankare, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se pas një pune hetimore të Policisë, është arritur që të identifikohet personi i dyshuar për vjedhjen, e që del të jetë vëllai i ankueses.

Ajo kishte bërë të ditur se nga xhirollogaria e saj bankare janë shpenzuar rreth 150 euro, ndërkaq pas arrestimit, 33-vjeçari e ka pranuar para hetuesve se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Vjedhje’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë