Profesori nga Drenasi viziton Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin në Hagë: Të fala Kosovës nga luanët

Profesori i gjuhës angleze nga Negroci i Drenasit, Sokol Krasniqi ka vizituar çlirimtarët që po mbahen në dhomat e paraburgimit në Hagë, shkruan DrenicaOnline.

Sokol Krasniqi, i cili ka qenë komandant i njësitit “Pëllumbi” në zonën e Drenicës, ka takuar bashkëvendasin e tij, Jakup Krasniqin dhe presidentin Hashim Thaçi.

Ai me veti mori edhe nipin e tij, Deonin i cili jeton në Holandë.

Postimi i Sokol Krasniqit:

Gjysh e mbajta premtimin, t’solla te Luajtë
Të fala Kosovës nga Luajtë
Edhe aty, ata mbetën LUAJË
Lum Kosova që i kaa

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë