Nxehtë i madh edhe në fundjavë

Vazhdon të nxehtit edhe përgjatë fundjavës, me mundësi për rrebeshe e bubullima orëve të pasdites. Në pjesën e dytë të javës vijuese vjen freskia.

Në përgjithësi do të ketë më shumë intervale me diell, sidomos orëve të paradites, ndërsa pasdite gjithnjë mbeten kushte për rrebeshe e bubullima, që vende-vende edhe mund të zhvillohen në stuhi me breshër e erë.

Nga pjesa e dytë e javës, masa më të freskëta ajrore depërtojnë mbi rajon, që edhe zbresin temperaturat më afër vlerave mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira edhe përgjatë fundjavës.

Ndërsa, indeksi i rrezeve ultraviolete vazhdon me vlera shumë të larta. Në këto raste edhe rekomandohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës.

2.07 – Nxehtë. Paradite kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe zhvillohen në stuhi me erë e breshër.

3.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët orëve të pasdites, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

4.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite me mundësi për rrebeshe e bubullima.

5.07 – Kryesisht me diell e nxehtë. Orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe e bubullima.6.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite me mundësi për rrebeshe e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e maksimalet në rritje graduale nga 32C e 33C, deri në 35C ditën e mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike mbetet lehtë në vlera të larta.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë