Emocionuese: Trimi nga Drenica përkulet para varrit të babait hero në ditën e diplomimit në ushtri (Foto)

Në ceremoni të veçantë, në Kazermën “Adem Jashari”, pas katër vite studime akademike, diplomoi Gjenerata 2022 e kadetëve të Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark” e Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së.

Në mesin 17 të diplomuarve ishte edhe Leotrim Mëziu, djali i dëshmorit Rifat Mëziu nga Marina e Drenicës, shkruan DrenicaOnline.

Nëna e Leotrimit, Sanija ishte mjaftë e gëzuar kur pa djalin e saj të diplomuar për t’i shërbyer atdheut.

Trimi i madh i Drenicës dje u përkul edhe para varrit të babait të tij i cili ra heroikisht për lirinë që sot e gëzon Trimi dhe të gjithë ne.


“Katër vite përplot me vështirësi dhe sfida të ndryshme por që së bashku me klasën 2022 u kaluan me lehtësi. Sot po diplomojm nga Akademia e Mbrojtjes për të vazhduar misionin tonë të mbrojtjes së vendit!
Përkulemi para dëshmorëve të kombit, ndjejmë plagët e luftëtarëve të lirisë dhe vazhdojm rrugën e ushtarëve duke bartur krenarin e tyre!
Përjetësisht falënderues familjes, shoqërisë, instruktorëve dhe gjith juve që na qëndruat pranë gjatë këtij rrugëtimi!”, ka shkruar Leotrimi në profilin e tij në Facebook./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë