FC Liqeni nga Drenasi, klubi i 20-të më i mirë në Evropë

Ekipi i fustallit, FC Liqeni përseri na bëri krenar, vetëm pak ditë pasi u deshmua se është ekipi më i mirë në Kosove, sot renditet si skuadra e 20-të në Evropë.

Si ekipi i 20-të, FC Liqeni tani kalon direkt në Main Round, duke eliminuar Reliminary Round, aty ku ishin vitin e kaluar.

Me ketë renditje, ekipi nga Drenasi ka fituar edhe të drejtën e organizimit të grupit bartës të garave në Main Round në kuadër të Ligës së Kampioneve, që do të nis në muajn tetor në Prishtinë, thuhet në njoftimin e klubit.

Postimi i plotë:

SPEKTAKOLARE
– FC Liqeni renditet si skuadra e 20-të më e mirë në Evropë. Pas suksesit të sezonit të kaluar në kuadër të UEFA CHAMPIONS LEAGUE ku me katër fitore, një barazim dhe një humbje dhe pas titullit kampion nga sezoni i sapo përfunduar renditemi në mesin e 20-të skuadrave më të mira në Evropë.
– Kjo, si ekip na kualifikon direkt në Main Round, duke eliminuar Preliminary Round (round ku gjendeshim sezonin e kaluar), por me renditjen e re dhe sukseset e vashdueshme tashmë kualifikohemi direkt në Main Round UEFA Champion League.
– Si bartës i grupit, FC Liqeni pas aplikimit në UEFA ka fituar edhe të drejtën e organizimit të grupit bartës të garave të Main Round në kuadër të Champions League, që do mbahet muajin Tetor në Prishtine.
– Sukseset e një pasnjëshme dhe renditja në fjalë me vetëm tri vite ekzistencë dhe dy vite në Superligë, dëshmon kjartazi punën e madhe dhe organizimin që posedon klubi. Jo rastësisht. #forcaliqeni

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë