Lladrovci vazhdon takimet me qytetarë çdo të hëne

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vazhduar takimet me qytetarët e Komunës së Drenasit për t’i dëgjuar kërkesat dhe ankesat e tyre.

Kjo praktikë e kryetari Lladrovci ka nisur që nga marrja e mandatit për t’u takuar me qytetarët e Komunës.

Lladrovci ka caktuar ditën e parë të javës ( çdo të hënë ) për t’u takuar me qytetarë. Ndaj njoftojmë të gjithë qytetarët, se takimet me kryetarin Lladrovci mbahen çdo të hënë duke filluar nga ora 14:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

Takimet e tilla janë mënyra më e mirë, për të qenë më afër qytetarëve dhe për të dëshmuar, se të gjithë qytetatët e Komunës para kryetarit janë të njejtë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë