QKMF-ja në Skenderaj pranon një automjet, donacion nga MSh-ja

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka pranuar sot një automjet, donacion nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan DrenicaOnline.
Drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, ka deklaruar se para dy muajve i ka bërë kërkesë ministrisë përkatëse, për të ndihmuar QKMF-në me një automjet, për nevojat e përditshme që ka kjo qendër.
Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjur pozitivisht Komunës së Skenderajt, duke i dhuruar automjetin që do të shfrytëzohet në kuadër të ofrimit të shërbimeve dhe nevojave që ka institucioni shëndetësor.
Me këtë rast, zgjerohen edhe më shumë kapacitetet e QKMF-së, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve urgjente dhe ofrimin e ndihmës së shpejtë./DrenicaOnline/