Drenorit i pelqen veprimi i Lladrovcit

Shkruan: Xhavit Drenori
Pas marrjes se informacionit nga banorë te Komoranit, nga pozicioni i Anëtarit të Komisionit për monitorimin e projekteve vizitova vendpunishten.
Aty gjeta Kryetarin Lladrovci me një kazme në dorë duke i marrë mostrat në disa segmente tė rrugës.
Kryetarin po e shoqeronte edhe Drejtori i Urbanizmit dhe Zyrtarë nga kjo e fundit. Gjithashtu edhe një medium ishte aty prezent (mu duk që ishte nga KLAN KOSOVA).
Mu ba zemra mal kur pashë Kryetarin me mjetin e punës në dorë dhe qe nuk leshonte pe fare karshi punëkryesit, i cili me gjasë ishte zënë në flagrancë duke punuar jashtë paramasave (tenderit). Me vete thashë: mbi 70% e punimeve që kemi vizituar këto dy vitet e fundit i kemi hasur duke punuar jasht çdo standardi, por kot, nuk arritem asnjëherë të ndalojmë këtë formë të korrupsionit (hajnisë direkte) të parasë së qytetarëve.
Në zyren e kryetarit është i deponuar një raport i komisionit për monitorimin e projekteve dhe aty janë të faktuara keqperdorimet që zyrtarë të Drejtorisë së Urbanizmit kishin bërë gjatë ushtrimit të detyres (krim i organizuua piramidal nga Drejtori deri të zyrtarë të administratës).
Shtrohet pyetje e thjeshtë:Pse Kryetari e ri emëroj të njëjtin Drejtor në këtë dikaster, sado që ishin faktuar shkeljet?A ka thirrë zyrtarë te Drejtorisë së Urbanizmit para pergjegjësisë për mbikqyrje dhe pranim të punimeve jasht çdo standardi (mbulim i krimit)?PS.: vitin e kaluar me ekipen time i disa rrugëve i’u patëm “sheru” plagët.
Të shoresojmë që këtë vit Kryetari nuk do lejoj mu ndërtu keq rrugë dhe kanalizime!PS.2: jemi në monitorim të çdo pune në Komunë. Për punë të mira do e perkrahim Kryetarin ndërsa për të kundërten do na ketë kundështarët më të zeshëm!