Arrestohen 4 persona në Komoran, policia jep detaje

Policia ka njoftuar se të premtën në mesditë i ka prangosur katër persona në Komoran, raporton DrenicaOnline.com.
Sipas policisë, ata dyshohet se kanë kanosur një person.
Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i shtetit ku me urdhër të tij, të arrestuarit janë dërguar në qendren e mbajtjes.
Nuk dihen motivet e kësaj kanosje ndërsa policia është duke e hetuar rastin./DrenicaOnline.com/