Tentim vrasje në Komoran, arrestohen dy persona (pamje nga vendi i ngjarjes)

DrenicaOnline dje pasdite ka raportuar për të shtëna me armë zjarri afër shkollës “Xheladin Gashi- Plaku” në Komoran.

Sot policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes  janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Rasti sipas policisë është raportuar rreth orës 14:00, transmeton DrenicaOnline.com

“Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia duke mbledhur provat në vendin e ngjarjes

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./DrenicaOnline.com

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë