Aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë-Komoran, pesë persona të lënduar

Një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ka lënë pesë persona të lënduar.
Policia ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, shkruan DrenicaOnline.com
Aksidentin e ka konfirmuar edhr zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai thotë se njësia policore e trafikut është marrë me aksidentin./DrenicaOnline.com/