Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Drenasit, këto janë të gjitha vendimet e marra

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit me 7 pika të rendit të ditës.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e miratuar me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KK  i mbajtur më dt. 30.05.2022.
2. Propozim Vendim për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Gllogocit për periudhën, 2022-2030.
3. Propozim Vendim për Kornizën afatmesme bugjetore 2023-2025.
4. Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e Statutit Nr. 12-060/05-14928,të datës 30.04.2020, për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i autobusëve” SHA në Drenas-Gllogoc.
5. Raporti i zbatimit të Planit zhvillimor Komunal 2020-2028.
6. Raporti i auditimit të Komunës së Gllogocit për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2021.
7. Të ndryshme.

Vlen të cekët se pika e dytë e rendit të ditës e cila u miratua me shumicë votash “Propozim Vendim për miratimin e Hartës Zonale të Komunës së Gllogocit për periudhën, 2022-2030”, ishte pika më e rëndësishme e rendit të ditës e cila i hap rrugë zhvillimit të Komunës së Drenasit.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë