Mos u nisni për Komoran, kolona e gjatë me kilometra, shkak një aksident mes tri veturave (Foto)

Një aksident zinxhiror trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Fushë Kosovë-Komoran, afër Sllatinës, shkruan DrenicaOnline.com
Lexuesit tanë kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihen tri vetura të aksidentuara.
Policia është parë në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin.
Kolona e automjeteve është e gjatë me kilometra derisa në vendin e aksidentit janë paraqitur tani autobartjet të cilat po largojnë nga vendi mjetet e aksidentuara.
/DrenicaOnline.com/