Aksident i tmerrshëm në Drenas (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në hyrje të Drenasit.
Dy vetura janë përplasur mes veti duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe persona të lënduar.
Indeksonline raporton se aksidenti ka ndodhur afër hekurudhës, saktësisht të pompa e derivateve “Al Petrol” në rrugën Komoran-Drenas.
Policia e Trafikut i është përgjigjur aksidentit dhe është marrë me procedurat e mëtutjeshme./Indeksonline/