Pengohet në detyrë gjyqtari në Drenas, i dyshuari dërgohet në polici

Është shoqëruar në stacionin policor të Drenasit një person i dyshuar, pasi që ka penguar gjyqtarin dhe stafin e tij gjatë kryerjes së një seance lidhur me një kontest civil.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:00, shkruan DrenicaOnline.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon për shqyrtim në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është hapur rasti për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë