Drenasi fiton dy kamionë modern për grumbullimin e mbeturinave

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, bashkë me drejtoreshën për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi – Gjoshi, morën pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të kamionëve për grumbullimin e mbeturinave.
Komuna e Drenasit këta kamion i fitoi në kuadër të Grantit të Përformancës Komunale dhe Garës për Mjedis të Pastër dhe që do i jepen në shfrytëzim Kompanisë Rajonale “Pastrimi” por që do jenë aset i Komunës.
Shpresojmë që këta kamion të ndihmojnë Kompaninë Rajonale “Pastrimi” të ju ofrojë shërbime më të mira gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit.
Në këtë ceremoni të pranishëm në pranim-dorëzim të kamionëve për mbeturina ishin Ministri i MMPHI-së, z.Liburn Aliu, znj. Artane Rizvanolli, ministre e MZHE-së, z.Elbert Krasniqi, ministër i MAPL-së, z. Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë dhe z. Luigi Brusa, përfaqësues i Bashkimit Europian në Kosovë.