Dita Olimpike shënohet me aktivitete në Drenas

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës kanë shënuar Ditën Olimpike në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Aktiviteti simbolik, vrapimi në shesh i mbi 100 nxënësve ishte jo vetëm për të përkujtuar Lëvizjen Olimpike, por edhe për të promovuar sportin përmes nxënësve.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi falënderoi shoqatën e pedagogëve për organizimin e nxënësve dhe KOK-un, duke inkurajuar nxënësit të merren sa më shumë me sport, pasi është mosha më e mirë kur mund të nisin rrugën e suksesit në këtë fushë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë