Drenicë/ Kryeministri Edi Rama viziton familjen e ish-Presidentit Thaçi (Foto)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar sot familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në fshatin Burojë, ku është pritur nga babai i tij, Haxhi Thaçi, kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku.
Vizita e kryeministrit Rama kishte për qëllim që të shoh nga afër familjen e presidentit Thaçi, në veçanti prindërit e tij, të cilëve ua përcolli të falat nga vizita që i kishte bërë pak kohë më parë.
Gjatë bisedës me babanë e Thaçit, kryeministri shqiptar ka treguar momente nga takimi me të në Hagë, duke thënë se ish-presidenti i Kosovës është mirë me shëndet.
Në fund të vizitës, janë shkëmbyer dhurata. Kryeministri i Shqipërisë i ka dhuruar Haxhi Thaçit figurën e Skenderbeut, ndërkohë që edhe nikoqiri i ka dhuruar stemën e UÇK-së, kurse kryetari Nura stemën e Komunës, ndërkaq nënkryetari Lushtaku flamurin e UÇK-së.