Mbahet testi i maturës edhe në Drenas, procesi i testimit ishte i rregullt

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot organizoi provimin e maturës 2022, të cilit do ju nënshtruan rreth 22 mijë maturantë. Provimi i maturës këtë vit u organizua në 171 qendra të testimit, ndërsa të angazhuar për mbarëvajtje të procesit janë rreth 1600 administrues.

Edhe në Drenas u mbajt sikurse në gjithë vendin. Në Komunën tonë ishin të ndarë në 6 qendra të testimit, ku ju nënshtruan testit të maturës 729 nxënës.

Në vizitë nëpër qendrat e testimit ishte edhe kryetari Lladrovci bashkë me drejtorin e DKA-së në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka.

Kryetari Lladrovci duke ju uruar suksese të gjithë maturantëve falenderoi edhe administruesit për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e procesit të testimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë