Ky është persini që vdiq sot në vendin e tij të punës në Prishtinë

Pak më herët u raportua për një rast fatal, ku një person ka mbetur i vdekur në vendin e tij të punës në Prishtinë.

Bëhet fjalë për J.Berisha, nga Komuna e Podujevës, rreth 45 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë aksidentalisht sot rreth orës 10:00 të paradites.

Lajmi u bë i ditur nga mjeku në QKUK, Agron Çitaku, i cili tha se personi ka qenë punëtor fizik dhe kishte rënë nga një lartësi mesatare.

Ai gjithashtu bëri të ditur se personi që ka vdekur është një 45 vjeçar nga Podujeva.

“Rasti i parë është ardh në ora 10:15 praktikisht pa shenja jete. Është i lindur në vitin 1977 dhe ka qenë punëtor fizik. Sipas shënimeve që kemi marrë nga përcjellësit, punëtori ka rënë nga një lartësi mesatare”, tha ai Insajderin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë