Bëhet shenjëzimi i rrugëve dhe parkingjeve në Drenas

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bazë të planit të punës, ka vazhduar me shenjëzimin e rrugëve dhe parkingjeve të Komunës së Drenasit.
Shenjëzimi i duhur përveç që ndihmon në orientim është i rëndësishëm edhe për sigurinë e të gjithë pjesëtarëve të trafikut.
Me këtë rast, drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi – Krapi ka theksuar do të vazhdojnë të punojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira për sigurinë e udhëtarëve.