Bastisje në një fshat të Drenicës, policia gjen drogë të mbledhur

Një bastisje është kryer të enjten rreth orës 10:00 në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.
“Njësia policore gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, ka gjetur dhe shkatërruar 35 bimë të mbjellura të Kanabis Sativa, 182 fara të bimëve narkotike, një grinder dhe një peshore”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton DrenicaOnline.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndaj të dyshuarit është hapur rasti ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit’.