Ndodhi afër Drenasit/ Hajni ia vë zjarrin veturës që e vodhi, sulmon Policinë pasi arrestohet

Një veturë është vjedhur mbrëmë në një fshat të Drenasit dhe më pas i është vënë flaka në nëj fshat tjetër, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin lidhur me këtë rast, A.D., i cili për motive ende të panjohura ka djegur veturën që dyshohet se e vodhi në Poklek të Ri.
Sinjali mëson se Policia ka hasur në rezistencë gjatë arrestimit të të dyshuarit në fshatin Qikatovë e Vjetër. Përveç fjalëve mjaft të rënda që i njëjti u ka thënë zyrtarëve policorë, njëri prej tyre e pësoi keq. Pasi u dërguar në stacion, i dyshuari për një moment, ka sulmuar me shqelma një polic, çka bëri që të reagojnë zyrtarët e tjerë për ta vënë situatën nën kontroll.
Sipas informatave të para, i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe ende s’dihet çka e shtyri të vjedh një makinë për ta djegur.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.