Drenasi përmbyll aktivitetet me koncert për Ditën e Çlirimit

Komuna e Drenasit, ka përmbyllur aktivitetet me program kulturor-artistik në sheshin “Fehmi Lladrovci” me shoqëritë kulturore e artistike të Drenasit.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci tha se përmbyllja e aktiviteteve për të shënuar Ditën e Çlirimit me shoqëri kulturore dhe artistike të komunës sonë, recitatorë e artistë, i dhanë emocion shtesë kësaj dite të shënuar për të gjithë neve.
“Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në homazhe, pjesëmarrjen në Seancën solemne të Asamblesë komunale, parakalimin e ushtarëve të FSK-së dhe koncertin e shoqërive kulturore dhe artistike në Sheshin “Fehmi Lladrovci”. Gëzuar Dita e Çlirimit të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, ka thënë kryetari Lladrovci në përmbylljen e 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Drenasit.