Vetura hyn brenda xhamisë, tre persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale

Mesnatën mes 12 dhe 13 qershorit, ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.
Vetura e tipit Passat, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda xhamisë ” Mesxhidi i madh” në Pejë.
Policia ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
Pamje nga vendi i ngjarjes kanë publikuar mediat lokale.