Në 23 vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët Bejtë e Vesel Nebihu

Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Bejtë Nebih Nebihu e Vesel Halil Nebihu, nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala bashkë me drejtorë të drejtorive komunale, ka përkujtuar dy dëshmorët e fshatit Damanek.

Nënkryetari Shala tha se në secilin varrezë të dëshmorëve që shkojmë për të përkujtuar veprat e tyre të lavdishme, përkujtojmë edhe se varret e dëshmorëve janë vulë e shtetësisë së Kosovës, vendit tonë për të cilin u sakrifikua aq shumë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve Bejtë e Vesel Nebihu, dëshmorëve e martirëve të fshatit Damanek.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë