Kush po i dëmton drunjtë në Drenas? Policia merr kamerat për t’i shikuar

Ditëve të fundit është vërejtur një dukuri e theksuar e dëmtimit të qëllimshëm të hapësirave publike në Drenas, përkatësisht drunjtë dekorativ.
Pas verifikimit në terren për dëmet e shkaktuara nga veprimet e lartpërmendura vandaliste, Komuna e Drenasit ka raportuar rastet në stacionin policor të Drenasit dhe ka kërkuar që përmes kamerave të vendosura në shesh të gjenden keqbërësit dhe të njëjtit të marrin dënimin e merituar.
Natyra është jetë, ne duhet ta mbrojmë atë sepse po mbrojmë jetët tona.
Nuk duhet të ketë amnestim për ata që me veprime të ulëta dëmtojnë cilësinë e jetës sonë.