Rrëzohen dy lisa afër shkollës në Gradicë, njëri nga ta bie mbi tela të rrymës (Foto)

Mëngjesin e sotëm, dy lisa të gjatë janë rrëzuar afër shkollës “Mehmet Gradica” në Gradicë të Drenasit.
Njëri nga lisat ka renë mbi tela të energjisë elektrike dhe ka rrezikuar komunikacionin dhe këmbësorët, raporton DrenicaOnline.
Zjarrfikësit e Drenasit i janë përgjigjur menjëherë informatës duke dalë në vendin e ngjarjes për t’i larguar drunjtë dhe për ta liruar qarkullimin normal të këmbësorëve dhe automjeteve.
Rasti ka ndodhur rreth orës 7 e 30 minuta, ndërsa prezent në vendin e ngjarjes ka qenë policia dhe ekipet e KEDS-it./DrenicaOnline/