Mbahet orë letrare në Drenas, marrin pjesë mbi 150 nxënës të shkollave fillore

Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” kanë organizuar aktivitetin e radhës për të rinjtë e Drenasit, orë letrare.

Mbi 150 nxënës të shkollave fillore të Drenasit kanë marr pjesë në orën letrare të mbajtur sot në Shtëpinë e Kulturës.

Kjo orë letrare është organizuar me qëllim të nxitjes së të rinjve të merren me letërsi dhe të sensibilizimit të kulturës letrare tek nxënësit e shkollave.

Pasi anëtarët e karvanit lexuan krijimet e tyre letrare, filluan nxënësit të cilët disa lexuan krijimet e tyre e disa recituan edhe poezi të autorëve të tjerë. Para nxënësve, poezi lexoj edhe autorja e re Erëza Karaqica nga libri i saj “Buzëqeshja dhembje e madhe”.

Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka falënderoi Karvanin për angazhimin në organizimin e orës letrare dhe nxënësit, duke theksuar se aktivitete të tilla do të vazhdojnë të mbajnë me qëllim të nxitjes së dashurisë së të rinjve për letërsinë.

Ndërsa, udhëheqësi i Karvanit, Xhevat Syla falënderoi komunën për oganizimin, duke theksuar se ky takim shërben si promovim i të rinjve në fushën e letërsisë.

Në fund të takimit u ndanë mirënjohje për shkrimtarët e Karvanit për mbështetjen në organizimin e orës letrare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë